Një nga zërat e rinj më të talentuar të momentit, Sardi Strugaj na ka surprizuar pak minuta më parë me postimin e tij në Instagram teksa shfaqet me këngëtaren e njohur, Luar Arani. Teksa dyshja ka postuar një ‘selfie’ në llogarinë e tyre, krahas kanë shkruar, “Veç i imi, veç e imja”. Këto kanë nxitur dyshimet se ndoshta dy artistët po tregojnë publikisht se janë në një lidhje ose do të lansojnë një bashkëpunim, duke bërë kështu një marketing shumë të mirë të këngës.
I ftuar në ‘Wake Up’ para pak kohësh, këngëtari ka folur për këngën e tij më të fundit “Falje Vetes”, por edhe për karierën e tij në tërësi. uke marrë shkasë nga titulli “Falje Vetes”, Sardi tregoi se përgjithësisht është person që e ruan edhe faljen ta kërkojë që të ketë vlerë.
Nga ana tjetër, Luar ishte e ftuar në muajin prill në ‘Pardon My French’, në një intervistë speciale si asnjëherë më parë për të folur për muzikën dhe jo vetëm. E pyetur për hapat e para në karrierën muzikore, Luar shpjegoi si nisi e gjitha deri te bashkëpunimi me Flori Mumajesi “Gjithmonë”.
Ndërkohë, së fundmi Luar Arani ka publikuar këngën e saj me Mixey “Ami”. Pas një realizimi të mrekullueshëm live në studio e Top Albania Radio-s të këngës më të re të saj, artistja foli edhe mbi projektet që ka në plan.