A janë të lidhur apo jo? Është folur shumë lart e poshtë për një lidhje të mundshme ose thjesht një bashkëpunim muzikor mes Drake dhe Taylor Swift, por ata nuk janë parë së bashku...të paktën deri tani, pas fotos së publikuar nga Drizzy. Reperi nga Toronto i njohur në Instagram si “champagnepapi”, ka postuar një foto me yllin e muzikës pop. Fotoja duket se është shkrepur në festën e ditëlindjes së 30 vjeçarit, festë e cila ndezi thashethemet për një romancë mes tyre, dhe tregon të dy këngëtarët teksa qëndrojnë me kurriz nga aparati, dhe shoqërohen me të ftuarit. Taylor e veshur me të zeza, na zbulon edhe disa tatuazhe, ndërkohë që Drake ishte veshur me një xhaketë kadife, dhe kjo është arsyeja pse ka bërë atë përshkrim në foto.
Tani, gati dy javë pas festës, jemi ende në dilemë se çfarë po ndodh mes tyre, për më tepër reperi i ka komentuar në një nga fotot e Swift.