Vera është sezoni i cili më shumë se gjithë të tjerët sjell surpriza muzikore. Projekte të ndryshëm vihen në jetë për t’u kthyer në shoqëruesit kryesorë të ditëve të nxehta.
Shumë suksese kemi parë së fundmi, por ky që është paralajmëruar disa minuta më parë do të jetë ndër më të veçantët. Bes Kallaku ka zbuluar se do të bashkëpunojë në një projekt muzikor me Ermal Fejzullahun.
Kënga do të quhet ‘Daja’ dhe me aq sa kuptojmë nga foto e publikuar prej tij, do të ketë ritme të muzikës popullore. Gjithçka duket se është drejt fundit, por rezultati mbetet t’u parë së shpejti.