Ledri Vula ishte i ftuari special për puntatën e fundit të emisionit “Soiree” me Jonida Shehun i cili ka bërë një rrëfim si asnjëherë më parë. Duke rikujtuar fillimet e tij dhe për të arritur tek kulmi i suksesit që po përjeton tani, Ledri Vula i ka rrëfyer të gjitha.
Ama sigurisht që një pyetje është rrotulluar edhe për Dafina Zeqirin, i cili shumë kohë më herët ka përjetuar një romancë. Kjo pyetje ka ardhur nga një fanse që ka shkruajtur në Instagramin e “Soiree”.
A do bësh sërish një bashkëpunim me Dafinën, apo bëhet xheloze Sara”, ishte pyetja të cilën e lexoi Jonida Shehu në emision. Ndërsa Ledri Vula u përgjigj: “Po të ishte xheloze Sara, nuk do e kisha bërë as këngën e kaluar gjatë verës. Dafina është shumë e talentuar dhe në studio me të dalin shumë lehtë këngët. Është super talent dhe kam qejf të punoj me njerëz të talentuar. Gjërat shkojnë shumë lehtë me të”.
Ndër të tjera, Ledri Vula ka refuzuar të bashkëpunojë me këngëtaren e famshme Iggy Azalea.
I ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun, Ledri ka folur për herë të parë mbi këtë histori dhe si qëndron e vërteta.
“Iggy Azalea mund të jetë një artiste shumë e famshme, por mua nuk më ka pëlqyer ndonjëherë. Fatoni (menaxheri i dikurshëm) ka folur, më ka thënë a do të bësh këngë me të, i kam thënë jo se nuk më hyn kurrëgjë në punë”, është shprehur Ledri Vula.
“As për njohje ndërkombëtare?”, e ka pyetur më tej moderatorja Jonida Shehu.
Ndërkaq Ledri Vula përfundoi: “Nuk më hyn në punë. 2 folloëers-a më shumë që pas 2 muajsh të bëjnë unfolloë. Nëse do kisha ndonjë synim (për tregun ndërkombëtar), nuk do e kisha bërë me Iggy Azelia, por me një tjetërkënd”