INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkëpunim me yllin shqiptar, Fifi zbulon detajet e projektit të radhës dhe pritet të jetë super HIT!

Bashkëpunim me yllin shqiptar, Fifi zbulon detajet e projektit të radhës dhe pritet të jetë super HIT!

Publikuar më: 23:27 26-03-2020

Gjatë këtyre ditëve delikate për vendin tonë, disa personazhe të njohur janë përpjekur të krijojnë një sërë formash argëtimi për ndjekësit e tyre, ndërsa këngëtarët kanë vendosur të publikojnë projektet e tyre muzikore të realizuara më parë, duke ndikuar kështu pozitivisht në gjendjen e tyre.

Fifi ka zbuluar me anë të një postimi se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri së bashku me këngëtaren e dashur të publikut shqiptar, Remzie Osmani.

“31 mars. Ora 00:001. Lezet @remzie.osmani”, ka shkruar Filloreta krah fotos ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq dhe një kurorë lulesh në kokë.

Fansat janë duke e pritur me padurim këtë bashkëpunim dhe nuk kanë hezituar ta shprehin këtë në komente, pasi me siguri muzika do të ndikojë pozitivisht në gjendjen e tyre gjatë këtyre ditëve.

 

View this post on Instagram

31 mars ora 00:01 - #LEZET @remzie.osmani ???❤️

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr) on

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049