Shpesh është folur për nja bashkëpunim të mundshëm mes Ledri Vulës dhe Noizyt, pasi ata i rregulluan marrëdhëniet e tyre.
Këto fjalë vazhduan të qarkullonin ende edhe gjatë ditës së djeshme pas një fotoje të publikuar në të cilën dukeshin dy reperat në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të menaxherit të Ledrit.
Por këto dyshime i sqaroi përfundimisht miku i Noizyt, Erik Fullani i cili u kontaktua nga blitz.al.
“Ledri po bën remix një këngë të Noizy-t”, është përgjigjur Fullani i cili ka sqaruar dhe ka zbuluar njëkohësisht se Ledri ka kërkuar një këngë të reperit nga Shqipëria për t’i bërë remix.