Artistja e shumë hiteve ka qëndruar për një farë kohë në heshtje që të rikthehet me zhurmë.
Bëhet fjalë për këngëtaren më vokal shpërthyer, Besa Kokëdhima, e cila duket se shumë shpejt do ta shohim në realizime të reja muzikore. Dhe çfarë realizimesh! Edhe një herë tjetër ajo ka bashkëpunuar me producentin e njohur Flori Mumajesi, për këngën e sa të re me titull “Kokëfortë”. Duket se kanë mbetur vetëm formalitetet e fundit, pasi Besa bën me dije nëpërmjet Instagramit të saj se kënga do të dalë për pak ditë. Detaje të tjera ende nuk dimë, por “Kokëfortë” duket se do të personifikojë këngëtaren bukuroshe që në titull.