INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkëpunimi i rradhës i Jennifer Lopez? Nuk do jua marri mendja fare !

Bashkëpunimi i rradhës i Jennifer Lopez? Nuk do jua marri mendja fare !

Publikuar më: 16:55 20-04-2018

Nga linja Fenty Beauty e Rihannës, te bashkëpunimi i Victoria Beckham me Estée Lauder dhe te thashethemet se Serena Williams ka vendosur të krijojë linjën e saj të kozmetikës, të famshmit po e vënë industrinë e bukurisë përpara, dhe tani ju mund të shtoni Jennifer Lopez në atë listë.

Lopez, pamja unike e së cilës ka fituar një emër të vetin (“shkëlqimi JLo”) ka konfirmuar se do të lançojë një gamë kozmetike së bashku me një nga prodhuesit kryesorë botërorë në kozmetikë; Inglot.

Pasi artisti i saj kozmetik, Scott Barnes zbuloi sekretin në Instagram duke treguar se mbretëresha e shkëlqimit ishte duke bërë një bronzer, Lopez vetë kishte postuar një seri fotografish në rrjetet e saj sociale për të zbuluar lajmin se një bashkëpunim do të jetë duke goditur dyqanet për çështje e javësh.

"Është diçka që unë kam dashur të bëj për një kohë shumë të gjatë," i tha Lopez Daily Women's Wear.

"Një linjë kozmetike duket si një përparim i natyrshëm pasi që njerëzit gjithmonë pyesin për produktet që përdor dhe si e marr shkëlqimin në lëkurën time".

9c11ba25-87f0-4b9a-bf73-fe75a505be61.jpg

 

Pra, çfarë lloj produktesh mund të prisni nga kjo linjë e re?

Ndryshe nga shumë bashkëpunime të tjera të famshme, duket se këtë herë asnjë produkt nuk do të mungojë. Përfshi hijet e syve, buzëkuqët, paletat, blush-et, highlighters, bronzers dhe madje edhe manikyret.

Jennifer thotë se çmimet do të jenë të arsyeshme dhe të përballueshme dhe se linja do të lançohet në treg në datën 26 Prill.

Article Logic
Execution time: 0.0042028427124023