Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka publikuar së fundmi këngën e saj të re, një bashkëpunim me këngëtarin me famë botërore Faydee. Kënga titullohet “Yalla Habibi” dhe u prit mjaft mirë nga publiku.Kjo shihet fare mirë në klikimet në YouTube ku numëron mbi 2.3 milionë klikime duke thyer kështu rekord.
Kënga mund të jetë pritur mirë nga fansat e moderatores në Shqipëri, por s’mund të themi të njejtën gjë për fansat e Faydee. Të paktën kështu u vu re nga Instagrami i këngëtarit të famshëm.
Ai është kritikuar nga fansat në llogarinë e tij në Instagram pasi shumë prej tyre shprehen se Luana nuk është zgjedhja më e mirë e mundshme që ai ka bërë. Disa prej tyre shkruajnë se ajo i ka prishur këngën siç mund ta shihni më poshtë.
“Zëri i Faydee është i mrekullueshëm dhe i bukur por kur këndon ajo, më dhembin veshët.”.
“E dua muzikën tënde, por kjo nuk ishte artistja më e mirë shqiptare me të cilën mund të bashkëpunoje.”
“Kënga do të ishte shumë më mirë pa zërin e saj. Faydee është një artisti mrekullueshëm dhe nuk e kuptoj se çfarë e shtyu të bashkëpunonte me të.”
“Çfarë po bën? Ajo nuk është këngëtare. Më vjen keq për ty. Thjesht pri pjesët ku ajo këndon dhe dëgjoje.”