Xhoi Jakaj, e ëma e modeles Oriola Marashi, ishte e ftuar te "Rudina".
Ajo tregoi ekskluzivisht se Oriola do të sjellë së shpejti këngën e saj të parë.
Zonja Jakaj tha se kënga mund të jetë diçka e përzier dhe një surprizë e madhe.
Ajo nuk zbuloi të tjera detaje, prandaj mbetet që të presim.
"Oriola do të vijë me një këngë e zhanrit nuk e them dot sepse do jetë ndoshta e përzierë pak, por mendoj që do jetë një gjë e madhe", u shpreh e ëma e Oriolës.
Ku i dihet, mbase do kemi mundësinë ta dëgjojmë vërtet bashkëpunimin e Oriolës me Nozizy, që fansat kaq shumë e kanë pritur. Por si fillim ne po presim të na japin sinjale që janë ende miq.