Një nga këngët ndërkombëtare të Elvana Gjatës ishte edhe bashkëpunimi me reperin e njohur Ty Dolla Sign. Ky i fundit është arrestuar nga policia mbrëmjen e kaluar .
Reperi 33-vjeçar njoftohet se është në burgun e Fulton County në Atlanta të Gjeorgjisë, pasi thuhet se u gjet me marihuanë dhe kokainë, shkruan The Blast.
Artisti dhe gjashtë persona të tjerë u ndalën gjatë ngasjes me makinë në Atlanta pranë Busy Bee Café.
Policia thuhet se kanë ndier marihuanë dhe kanë kontrulluar makinën duke rezultuar në zbulimin e kokainës dhe marihuanës. Ai u prangos më pas.
Reperi është kapur edhe më herët për posedim të këtyre drogërave.
Gjashtë personat e tjerë u liruan pa akuza.
Kujtojmë se Ty Dolla $ign bashkëpunoi me Elvana Gjatën në projektin e kësaj të fundit me titull Off Guard.