Probleme për Ty Dolla Sign.
Reperi amerikan i njohur si Ty Dolla Sign që solli hitin “Off Guard” me këngëtaren Elvana Gjata para disa muajsh mund të jetë pranë burgosjes pasi është përfshirë në rrjetin e drogës.
Ai do të përballet me tre akuza të rënda, të cilat janë: posedimi i kokainës, posedimi i tetrahidrokanabidolit dhe kanabisit, shkruan TMZ.
Nëse gjykata vendos ta shpallë fajtor, ai do të dënohet me 15 vite burg. Arrestimi i tij u realizua nga policët në Atlanta, të cilët gjetën drogë në cantën e tij. Ende nuk është përcaktuar data kur do dalë në gjyq.