Kohët e fundit, çifti i njohur i showbiz-it, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë qenë ndër më të komentuarit në mediat rozë.
Këngëtari i fashmëm Justin, ka vërtetuar në mënyra të ndryshme se ai është marrëzisht i dashuruar pas Hailey-t. Disa herë ai ka performuar në mes të rrugës përpara partneres së tij. Pavarësisht se ndonjë mund të mendojë se Justin e bën këtë për të tërhequr vëmendjen e mediave apo të njerëzve, arsyeja e vërtetë nuk është kjo. ‘Hollywood Life’ ka zbuluar se Hailey është shumë e turpshme dhe Justin këndon në rrugë që ta nxjerrë atë nga “guaska” e saj.
Këngëtarit nuk i intereson aspak se çfarë mendojnë të tjerët, prandaj ai dëshiron që këtë gjë t’ia mësoj edhe Hailey-t. Modelja e njohur ka pranuar edhe në një deklaratë në ‘Instagram’ se dëshiron të jetë më e hapur me njerëzit dhe duket se Justin po e ndihmon vërtet shumë për këtë gjë.