IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Bashkëshorti i ëngjëllit të Victoria's Secret kërkon pasaportë shqiptare [VIDEO]

Bashkëshorti i ëngjëllit të Victoria's Secret kërkon pasaportë shqiptare [VIDEO]

Publikuar më: 17:25 16-12-2016


Kush tha që Shqipëria nuk është një vend i dëshiruar nga të huajt?

I ftuar fundjavën e kaluar për të performuar së bashku me partnerin e tij besnik Ryan Marciano në Folie Terrace, DJ hollandez Sunnery James është shprehur për IN Tv tepër i kënaqur nga Tirana. I pyetur nga gazetari jonë Albi Isakaj për IN Report, Sunnery, njëkohësisht bashkëshorti i supermodeles Doutzen Kroes, tha se i kishin pëlqyer aq shumë ushqimet tona sa po e mendon seriozisht të marrë pasaportën shqiptare. Sigurisht nëse kjo do të ndodhte, atëherë automatikisht do të kishim një ëngjëll të Victoria's Secret me nënshtetësi shqiptare. Për të ndjekur intervistën e plotë, hidhini një sy linkut mëposhtë!

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104