INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkëshorti i saj u shpall në kërkim për vrasjen në BLLOK, tani Suada Sherifi rrëfen sa xheloz ishte ai: '50 herë më kishte telefonuar' [FOTO]

Bashkëshorti i saj u shpall në kërkim për vrasjen në BLLOK, tani Suada Sherifi rrëfen sa xheloz ishte ai: '50 herë më kishte telefonuar' [FOTO]

Publikuar më: 18:35 03-02-2019

Emri i bashkëshortit të Suada Sherifit tërhoqi vëmendjen e medias në nëntor të 2018-s, për përfshirjen nga mediat në ngjarjen që ndodhi më 4 tetor në një lokal në ish-Bllok.

Suada nuk kishte bërë asnjë deklaratë për ngjarjen deri më sot, ku tregon reagimin e saj për lajmin se partneri Eldi Dizdari ishte shpallur në kërkim.

E ftuar këtë të shtunë në “thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, Suada është shprehur se në fakt ajo është ndjerë shumë keq pasi bashkëshorti i saj u targetua nga mediat si partneri i saj.

“Ai ishte një kalimtar në rrugë ku ndodhi një ngjarje shumë e rëndë. Ai vetëm sepse ishte bashkëshorti im mori ngjyra te tjera. Mori ngjyra showbizi. U ndjeva keq sepse kudo që përflitej ishte bashkëshorti im.“,- ka rrëfyer ajo.

Ndërkohë Suada të jetë një nga vajzat më të bukura shqiptare e kushdo që do e kishte në krah do të bëhej sadopak xheloz për të.

Edhe bashkëshorti i saj sigurisht që shpesh provon ndjenjën e xhelozisë. Kështu Suada ka treguar se kanë patur probleme.

“Kemi patur shumë probleme xhelozie të them të vërtetën. Ka patur një moment kur unë e kisha lënë telefonin silent po bëja muhabet me një shoqen time në makinë. Ky mua (më kishte marrë) 50 herë në telefon. Unë isha në atë botën e muhabetit. Kur pashë telefonin isha: Oh no! Unë kam besim tek personi që kam në krah.”- u shpreh bukuroshja e ekranit, duke shtuar se ajo vetë êshtë tolerante dhe brenda vetes i ka më të qarta gjërat.

suada.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023748874664307