INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkëshorti u dorëzua pas 1 viti në kërkim, flet Angela Martini: Ja si qëndron e vërteta! [FOTO]

Bashkëshorti u dorëzua pas 1 viti në kërkim, flet Angela Martini: Ja si qëndron e vërteta! [FOTO]

Publikuar më: 20:28 23-03-2020

Lajmi se bashkëshorti i Angela Martinit ishte në kërkim ndërkombëtar, me akuzën e falsifikimit të dokumentacionit në lidhje me disa prona, bëri xhiron e mediave vitin e kaluar. Në shkurt të këtij viti, mediat rumune bënë të ditur se Dragos Savulescu, pas rreth një viti në arrati, iu dorëzua autoriteteve italiane.

Në çdo intervistë është e pamundur që Angela të mos pyetet në lidhje me këtë çështje. Edhe pse ka folur disa herë, të gjithë duan të dinë më shumë.

Në një intervistë për Revistën Who, Angela ka sqaruar një herë e mirë si qëndron e vërteta.

“Kam parë shumë komente në shtypin shqiptar, të kopjuara plotësisht nga shtypi rumun. Nuk kam dashur të flas përsëri për këtë temë, duke qenë se dhashë një deklaratë të gjatë verën e kaluar. Por do ta sqaroj edhe një herë gjithçka lidhur me këtë histori:

Bashkëshorti im është viktimë e sistemit gjyqësor rumun. Ai është totalisht i pafajshëm. Ai nuk ka bërë asgjë nga ato që e akuzojnë. Ata kanë abuzuar shumë, nuk e kanë respektuar ligjin rumun dhe të drejtat njerëzore europiane.

Është një situatë e çuditshme për një vend anëtar të Bashkimit Europian, siç është Rumania. Atje Shërbimi Sekret ka krijuar një linjë paralele që kryesisht kontrollon ilegalisht të gjitha pikat e rëndësishme të vendit: politikën, drejtësinë, shtypin dhe shumicën e bizneseve. Çdo armik i interesave të tyre gjykohet dhe dënohet. Ata përdorin shtypin për të shkatërruar imazhin e njerëzve dhe urdhërojnë gjyqtarët të dënojnë armiqtë e tyre. 80% e biznesmenëve më të rëndësishëm rumunë janë nën hetim, në emër të “luftës kundër korrupsionit”.

Bashkëshorti im është një prej njerëzve të pakët në Rumani që refuzoi të njihte dënimin ilegal për të ashtuquajturin “bashkëpunim në abuzimin e shërbimeve”, për një biznes absolutisht të ligjshëm që ai krijoi 18 vite më parë!

Të gjithë avokatët që kanë studiuar çështjen e tij ishin absolutisht të shokuar. Bashkëshorti im ka 10 avokatë që merren më çështjen e tij, nga Rumania, Italia, Zvicra, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Pa përjashtim, ata kanë zbuluar shumë abuzime dhe dhunime të ligjit që gjyqtarët dhe prokurorët rumunë bënë në çështjen e tij.

Për ta bërë më të qartë në pak fjalë: Bashkëshorti im është një njeri i lirë, ai kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë në burg! Ai iu dorëzua autoriteteve italiane, sepse në këtë mënyrë ai iu bind ligjit dhe po zgjidh problemin e tij. Pasi kontrolluan dosjen dhe situatën e tij ligjore, gjyqtarët italianë e lanë të lirë. Ka akoma disa çështje pezull në Itali, Rumani, Shtetet e Bashkuara dhe Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat definitivisht do të zgjidhin situatën e tij. Lajmet që shtypi shqiptar kopjoi nga shtypi rumun janë lajme të rreme. Mos më humbni kohë të komentoj për to!”, -ka përfunduar Angela.

angela-martini-600x338.png

Article Logic
Execution time: 0.0036048889160156