Ehh dashuria...
Bashkëshortja e Lumit nuk është një personazh i panjohur, pasi vështirë se mund të kërkosh nëpër Instagramin e reperit të njohur dhe të mos gjesh foto me të. Madje edhe ajo vetë është shumë aktive në Instagram, ndërkohë që fotot në çift janë mjaft të shpeshta. Dyshja duken më të dashuruar se kurrë dhe diçka të tillë e shprehin sa herë ju vjen mundësia që të postojnë imazhe nga jeta e tyre së bashku. Këtë herë ishte bjondja bukuroshe ajo që publikoi në Insta Story një foto ku dora e saj mbante atë të Lumit, me mbishkrimin shumë romantik në anglisht “Dashuria e jetës sime”.