INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkëshortja e Gaz Pajës pranon dhe flet për herë të parë për shtatzëninë, por nxehet keq me lajmin e një prej gazetave shqiptare [FOTO]

Bashkëshortja e Gaz Pajës pranon dhe flet për herë të parë për shtatzëninë, por nxehet keq me lajmin e një prej gazetave shqiptare [FOTO]

Publikuar më: 18:02 17-08-2019

Prej kohësh në media përflitej se aktori i njohur i “Portokalli” Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmi bëri bujë në media dhe thuhej se shtatzënia ishte e pa planifikuar, megjithatë për të gjitha pyetjet që mund të keni pasur gjatë kësaj kohe, Ira ka përgjigjet e duhura.

Nëpërmjet disa postimeve në Instastory ajo ka pranuar publikisht se është në pritje të ëmbël dhe zbulon se shtatzënia dhe dasma ishin të planifikuara.

“Unë nuk di të kem patur ndonjë shtatzëni të pa planifikuar, por na falni nëse u kemi prishur axhendën e dasmave”- ka shkruar Ira.

Screenshot_20190817-183920_Instagram-498x1024.jpg

Më tej ajo shton se shtatzëninë nuk e ka fshehur, thjesht në muajt e parë barku i saj nuk dukej.

“Epo ndodh që në fillimet e shtatzënisë Barku nuk duket, apo quhet fshehje kjo, na falni”- është shprehur ajo.

Screenshot_20190817-183924_Instagram-498x1024.jpg

Ira në dasmën e saj ishte në muajt e parë të pritjes së ëmbël dhe duket se nuri i shtatzënisë e bëri të dukej edhe më e bukur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547