Leonita Lekaj tashmë për të gjithë ne njihet si bashkëshortja e futbollistit të famshëm, Granit Xhaka. Bukuroshja shqiptare ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë Kampionatit Botëror ‘Russia 2018’, e cila e ka përkrahur vazhdimisht burrin e saj.
Pas kësaj, Leonita vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale e cila ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme, duke mos munguar edhe ato më bashkëshortin. Këto ditë ajo gjendet në Kosovë, teksa po kalon momente të lumtura me familjen.
Në imazhet e fundit të publikuara në Instagram, Leonita shfaqet me veshje tradicionale kur edhe bën shqiponjën. Kujtojmë që ajo dhe Graniti u martuan gjatë verës së kaluar.