Shumë femra mund të ndihen me vetëbesim të lartë gjatë muajve të fundit të shtatzanisë.
Por ajo që bëri Rebekah Vardy e ka çuar situatën në një nivel tjetër. Bashkëshortja e yllit të Leicester City, futbollistit britanik Jamie Vardy. ka pozuar tërësisht nudo, duke treguar me krenari trupin e saj me shumë forma. Mamaja e tre fëmijëve ka mbuluar me duar pjesët e saj më delikate, por kjo sërish nuk e ka frenuar që të nxjerrë në pah shumë lëkurë. Vetë Rebekah tregon se dëshironte që të realizonte disa fotografi siç bëri Demi Moore për Vanity Fair. Po aq i kënaqur sa bashkëshortja e tij ka mbetur edhe Jamie nga rezultatet, dhe dyshja po mendon që disa prej pozave t’i vendosin në kornizë që t’i varin në shtëpi. Pyesim veten se çfarë do t’u thonë fëmijëve...