Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij Cherry Seaborn janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ylli i “A-list” do të bëhet baba këtë verë pasi 28 vjeçarja e mbajti shtatzëninë e fshehtë gjatë izolimit nga koronavirusi.
Sipas burimeve për “The Sun”, Ed Sheeran, i konsideruar si muzikanti më i mirë në botë i momentit, dhe Cherry janë tepër të lumtur me lajmin.
“Ata janë shumë të entuziasmuar por po i mbajnë gjërat sa më private,” citon burimi.
Kujtojmë se këngëtari britanik lajmëroi se do të shkëputej nga muzika Krishtlindjen e vitit të kaluar, ndërkohë që miq të tij zbuluan se ai do ta shfrytëzonte kohën për të nisur një familje me Seaborn.
Cherry është tashmë në muajin e fundit të shtatzënisë.
Një burim shtoi se çifti nuk është parë shumë në publik pasi e kanë kaluar kohën të izoluar në shtëpinë e tyre në Suffolk.