INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkëshortja e 'Osmanit' thyen heshtjen, flet për zënkën e përfolur me motrën e aktorit

Bashkëshortja e 'Osmanit' thyen heshtjen, flet për zënkën e përfolur me motrën e aktorit

Publikuar më: 18:33 27-04-2020

Prej disa ditësh në mediat turke ka qarkulluar lajmi se aktorja Fahriye Evcen nuk flet me kunatën.

Thashethemet nisën kur Fahriye e hoqi nga lista e ndjekësve, motrën e Burak Ozçivit i njohur si “Osmani”.

Madje mediat raportuan se mes Fahriyes dhe motrës së Burakut ka patur një zënkë.

Sipas tyre aktori ishte në një pozitë të vështirë pasi i duhet të mbante anën e bashkëshortes, por edhe të motrës.

Pas lajmeve të shumta për raportin mes dy kunatave, ka reaguar më në fund Fahriye Evcen.

Aktorja 33-vjeçare ka treguar se mes saj dhe kunatës nuk ka patur asnjë zënkë dhe ka sqaruar si qëndron e vërteta.

“Nuk ka absolutisht asnjë problem midis nesh. Ajo nuk e përdor më llogarinë e saj në Instagram prandaj e hoqa. Nuk është ashtu siç shkruajnë mediat”-është shprehur Fahriye Evcen.

Article Logic
Execution time: 0.0031909942626953