Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, prej disa vitesh është i martuar me Monikën, bukuroshen italiane me të cilën ka edhe një djalë. Ditën e sotme, ajo ka ditëlindjen dhe Loriku ka shpërndarë një foto me të në Instastory, teksa shihen duke udhëtuar së bashku në avion. Por të gjithë vëmendjen e ka marrë urimi i pazakontë i futbollistit për bashkëshorten e tij. “Po plaket”, ka shkruar Loriku përbri fotos, një mënyrë ndryshe kjo për të dalë nga korniza e urimeve të zakonshme.