INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkëshortja e tij u përfol si motivi, Justin Theroux komenton mbi ndarjen e Pitt dhe Jolie [FOTO]

Bashkëshortja e tij u përfol si motivi, Justin Theroux komenton mbi ndarjen e Pitt dhe Jolie [FOTO]

Publikuar më: 20:44 27-09-2016

Ishte e pashmangshme që dikush të mund të pyeste Justin Theroux për të komentuar mbi divorcin Brad - Angelina dhe kjo gjë më në fund ndodhi. Therox po promovonte filmin e tij më të ri “The Girl On Train” kur protagonistët e Mr and Ms Smith i dhanë fund martesës së tyre. Ndoshta duke ditur që deklarata e tij pritej me padurim nga shtypi, Theroux vendosi të jepte një përgjigje të qetë dhe të zgjuar: "Si një fëmijë që kam përjetuar divorcin e prindërve, e gjitha çfarë mund të them është se ky është një lajm i tmerrshëm për ata fëmijë. Është e merzitshme që të bësh komente të tepërta. Ata po kalojnë një periudhë të keqe dhe kjo është e tmerrshme.”

Bashkëshortja e tij, Jennifer Anniston e cila më parë ka qenë e martuar me Brad Pitt, dhe pas ndarjes së këtij të fundit është përfolur si një ndër motivet, nuk ka komentuar mbi ndarjen e “Brangelina”.

"Jennifer dhe unë jemi përdorur për të qenë në qendër të mediave rozë, por titujt e fundit të lajmë janë të pakuptimta" është shprehur aktori 45 vjeçar. “E bëjnë këtë sepse njerëzit e blejnë, por ka gjëra më të rëndësishme për t’u marrë”, përfundoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416