INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bashkëshortja e Trump: Si emigrante kam zbatuar çdo ligj

Publikuar më: 09:01 25-02-2016

E kush tjetër mund të jetë mbështetësja më e madhe e fushatës elektorale të Donald Trump, më shumë sesa bashkëshortja e tij, Melania. “Unë kam qenë vet emigrante dhe si e tillë kam respektuar çdo ligj”, tha 45-vjeçarja në një intervistë për “Mornig Joe”.

Retorika e ashpër e miliarderit Trump për emigrantët është në qendër të kritikave nga analistët por edhe nga kundërshtarët e tij në garën për Shtëpinë e Bardhë.
 
“Unë asnjëherë nuk kam menduar të qëndroj në Amerikë pa letra. Unë kisha një vizë dhe kthehesha për ta rinovuar atë herë pas here në Slloveni”, u shpreh Melania. Ish-modelja shtoi se i duheshin disa vite që të aplikonte për “green card”.

E ndërsa e pyetur për retorikën e ashpër të bashkëshortit të saj ndaj kandidates së vetme femër demokrate, Hillary Clinton, Melanie tha se Donald Trump edhe në jetën reale i trajton femrat njësoj si meshkujt, pa i dhënë prioritet asnjërës gjini.

Si një nënë me kohë të plotë, Melanie Trump ka vendosur të qëndrojë në hije të kësaj fushate, por duke theksuar se e mbështet bashkëshortin e saj 100%.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166