INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkëshortja-menaxhere, Vanda Nara flet pa doreza: Ikardi vendos tek Interi duke ngritur vetëm një gisht

Bashkëshortja-menaxhere, Vanda Nara flet pa doreza: Ikardi vendos tek Interi duke ngritur vetëm një gisht

Publikuar më: 13:38 24-05-2018

Vanda Nara shikon drejt së ardhmes: “Jam e qetë sepse e di që së shpejti do jetë ai numri 9 i përfaqësueses. Mauro gjithashtu është i qetë sepse di që do vijë momenti i tij”.

Bashkëshortja-menaxhere e kapitenit të zikaltërve  përmes profilit të saj të “Twitter” ka siguruar gjithë tifozët zikaltër lidhur me të ardhmen e Ikardit; shumë qartë, me dy fjalë: “Relaksohuni… qëndron”, si përgjigje ndaj një fansi që në mënyrë të ekzagjeruar shkruante “nëse Mauro nuk qëndron, do vetëvritem dhe do më kesh në ndërgjegje”. Replika e djeshme në rrjetin social ndaj tifozit “vetëvrasës” (qoftë për inerci apo e vërtetë) ndoshta do ketë qetësuar disi ujërat, por ka treguar edhe forcën e bomberit: “Tek Interi, nëse dëshiron, mund të largojë apo të sjellë persona duke ngritur vetëm një gisht”, u shpreh për “Metro”.

inter.jpg

Vanda Nara ka vijuar: “Dëshironte të ishte pjesë e Argjentinës për meritat e tij. I ka të gjitha: moshë dhe rendiment. U takua me Sampaolin disa herë dhe i tha çfarë mendonte: ‘e di që nuk ke nevojë për mua, por kur të të duhem unë do jem gjithmonë’. E dinte që do ishte e vështirë, megjithatë shpresoi deri në momentin e fundit. Ajo që ndodhi ishte padrejtësi.

Article Logic
Execution time: 0.0016400814056396