INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkia e Tiranës aksion për bllokimin e pikave të karburanteve [VIDEO]

Bashkia e Tiranës aksion për bllokimin e pikave të karburanteve [VIDEO]

Publikuar më: 16:37 09-08-2017

Bashkia e Tiranës nis aksionin për bllokimin e të gjitha pikave të karburantit që ushtrojnë aktivitetin e tyre pa licencën përkatëse dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Në ditët në vijim, strukturat e bashkisë do të marrin masa konkrete, kundrejt të gjitha subjekteve që kryejnë veprimtarinë e tyre pa u pajisur me licencat përkatëse për ushtrimin e aktivitetit në fushën e tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm, të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe lëndëve djegëse për përdorim nga konsumatorët fundorë.

Aktualisht në qytetin e Tiranës e ushtrojnë këtë aktivitet 173 subjekte, nga të cilët vetëm 3 prej tyre kane aplikuar për t’u pajisur me licencë dhe dokumentacioni i tyre ka rezultuar i paplotë. Në kushtet kur këto subjekte nuk pajisen me licencën përkatëse, ose kur ushtrimin e aktivitetit të tyre e kryejnë në rrugë kryesore urbane, duke formuar xhepa për makinat, në kundërshtim me ligjin dhe pa lejet përkatëse, do të jenë objekt i bllokimit të menjëhershëm nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Bashkia e Tiranës u bën thirrje subjekteve përkatëse që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të mos bëhen burim aksidentesh, duke ushtruar aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme.

Institucionet e Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim edhe me organet e tjera shtetërore do të kryejnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të bllokojnë të gjithë këto aktivitete tregtare, deri në pajisjen e tyre me dokumentacionin përkatës dhe shlyerjen e detyrimeve të taksave të parashikuara nga aktet ligjore e nënligjore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033681392669678