INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkia e Tiranës, institucioni i parë në Bulevardin e Ri

Bashkia e Tiranës, institucioni i parë në Bulevardin e Ri

Publikuar më: 13:50 10-01-2016

Bashkia e Tiranës do të jetë institucioni i parë që do të transferohet  në Bulevardin e Ri. Kështu deklaroj kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve në Bulevardin e Ri.

“Ne kemi marrë vendimin për të zhvendosur Bashkinë e Tiranës në Bulevardin e Ri. Sigurisht, do të ruajmë ndërtesën ceremoniale në qendër të sheshit “Skëndërbej”, ndërkohë që 28 zyra të ndryshme të shpërndarë nëpër qytet , që ofrojnë shërbimet e Bashkisë, do të grupohen në një ndërtesë të madhe administrative në Bulevardin e Ri”.

Ky vendim, sipas kryebashkiakut do të shërbejë edhe si shembull për institucionet e tjera qëndore dhe lokale, por edhe biznese të ndryshme, që ta shikojnë këtë zonë si një mundësi reale dhe shumë të mirë për të zhvendosur aktivitetin e tyre.

Bulevardin e Ri, përshkon segmentin nga ish-stacioni i trenit deri në Lumin e Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.00166916847229