INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkia e Tiranës jep një lajm të mirë për të pastrehët

Bashkia e Tiranës jep një lajm të mirë për të pastrehët

Publikuar më: 15:39 01-09-2016

Bashkia e Tiranës pritet të ndihmojë të paktën 2 mijë të pastrehë, pasi do të japë 2 mijë kredi të buta në vitin 2017.

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj për këtë arsye bëri të ditur se pavarisisht se qeveria ka bllokuar proçesin e dhënies së kredive të buta, institucioni që ai drejton se do të përdorë fondet e saj, për të rihapur proçedurën.

“Duke filluar nga viti tjetër, Bashkia e Tiranës do të vendosë një milion dollarë për dhënien e 2 mijë kredive të buta, çka do të bëjë të mundur që bankat të gjenerojnë mbi 60 milion dollarë në tregun imobiliar, kurse 2 mijë familje të reja do të marrin apartamentin e tyre në Tiranë, ndonëse qeveria qendrore e ka pezulluar programin e kredive të buta për shkak të abuzimeve që kanë ndodhur në të kaluarën, ku deputetë dhe drejtorë të rëndësishëm merrnin kredi të buta. Bashkia e Tiranës, duke qenë se i ka sistemuar financat e veta, do ta fillojë e pavarur nga qeveria qendrore projektin e kredive të buta,” tha Veliaj.

Lajmin e mirë kryebashkiaku e publikoi gjatë inagurimit të ambienteve të reja të konviktit tek një shkollë elektronike.
Veliaj shtoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur të lirojë të gjitha konviktet e zëna nga familjarët, qofshin këto për nxënësit e arsimit të mesëm, ashtu edhe për studentët, ndaj u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë zaptuar ambiente të tilla t’i lirojnë ato dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofron bashkia nëpërmjet programeve të strehimit social.

Article Logic
Execution time: 0.0016767978668213