INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkia e Tiranës jep një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që përdorin abone

Bashkia e Tiranës jep një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që përdorin abone

Publikuar më: 19:34 31-07-2017

Bashkia e Tiranës njofton të gjithë qytetarët që duan të pajisen me kartën e pajtimit mujor (abone) për periudhën Gusht 2017, se modeli i tyre është i njëjtë me ato të muajve të fundit dhe pa ndryshime në përmbajtjen e saj.

Duke marrë shkas nga njoftimet e bëra në disa nga linjat e shërbimit të transportit qytetas, ku qytetarëve u kërkohet të bashkëngjisin foton e përdoruesit të abonesë ose në të kundërt aboneja nuk njihet, Bashkia e Tiranës sqaron se këto njoftime janë abuzive dhe të pamiratuara.

Ditët e fundit dhe në vijim, Policia Bashkiake në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, ka ushtruar kontrollet në disa prej linjave të transportit qytetas dhe në rastet kur janë vërejtur njoftime për ndryshim të kërkesave për abonetë mujore, janë marrë masat përkatëse administrative.

Bashkia e Tiranës i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen normalisht me kartelën e pajtimit mujor për muajin gusht, pa fotografi. Nëse vëreni abuzime apo kërkesa nga operatorë të ndryshëm që bien ndesh me legjislacionin në fuqi, jeni të lutur ta denonconi pranë Bashkisë së Tiranës ose Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766