INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkia e Tiranës lodra të veçanta për fëmijët me aftësi ndryshe

Bashkia e Tiranës lodra të veçanta për fëmijët me aftësi ndryshe

Publikuar më: 16:39 12-12-2017

Integrimi i fëmijëve me aftësi ndryshe është dhe në fokusin e Bashkisë së Tiranës e dihet që izolimi s’u bën aspak mirë. Për këtë arsye për herë të parë në Parkun e Madh të Liqenit, pranë këndit të lojërave është instaluar një modul lojërash për këtë kategori fëmijësh duke hequr kështu barrierat për ta. Këndi i ri i forcës në zonën e Parkut të Liqenit tha Kreu i Bashkisë, Veliaj ofron mundësinë e ushtrimit me mjete profesionale për frekuentuesit e parkut. Këndi ka 6 module force të veçanta, përfshi paralele e mjete të tjera stërvitje dhe rrethohet me një pistë vrapimi për fëmijët me aftësi ndryshe.

Ai kërkoi që ky shembull pozitiv të ndiqet edhe nga të tjerë duke treguar solidaritet për njerëzit që kanë nevojë.
“Tani që po afrojnë festat e fund vitit, thirrja që na vjen është se secili mund të bëjë aq sa mundet. Nuk pret asnjeri që dikush të transformojë Shqipërinë në vetë të parë, ama secili prej nesh mund të transformojë një pjesë të Shqipërisë. Por, sikur çdo grup i organizuar të marrë përsipër një institucion, një shtresë të popullsisë, një lagje, një komunitet, një pallat, një shesh pushimi, mund të kemi realisht Tiranën solidare”, deklaroi Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037860870361328