INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkia e Tiranës në ditën pa makina dhuron biçikleta

Bashkia e Tiranës në ditën pa makina dhuron biçikleta

Publikuar më: 11:10 22-09-2016

Në Ditën Ndërkombëtare pa Makina, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një lajm të mirë që në bashkëpunim dhe me biznese do të dhurojnë për përdoruesit e biçikletave në kryeqytet 1 mijë të tilla.

Edhe pse në rrugët tona nuk është se ishte respektuar kjo ditë Veliaj bëri apel që të përdoren sa më pak makinat, pasi ajri do të jetë më i pastër dhe banorët më të shëndetëshëm.

“Trendi në Tiranë për ndotjen është në rënie me 15%.. Po të vijojmë kështu, në 5 vite do kemi një ajër më të pastër. Tirana ende mbetet qytet i ndotur, por do të punojmë për uljen e mëtejshme të ndotjes. Është rritur nurmi i atyre që përdorin biçikleta, me trefishim të tyre. Investimet e bashkisë i rrisin vlerën pronës por shmangin edhe baltën e pluhurin. Do vijojmë investimet. Jemi në negociata me biznesin dhe bashkia do ofrojë  1 mijë biçikleta që do dhurohen për stacione biçikletash. Sheshi skëndërbej ka filluar punimet, trafikuë shtë stabilizuar, ne kemi një segment që për muaj të tërë iu vu në dispozicion biçikletave, por do shtojmë të tjerë dhe rrejt minimal të biçikletave për të cilin ka një masterplan të lëvizjes me bicikleta. Një rrjet të tërë komunikimi, ku korsia e biçikletave do të jetë me ndarje fizike nga korsitë e makinave", tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037860870361328