INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkia e Tiranës zgjidh problemin e qenve të rrugës

Bashkia e Tiranës zgjidh problemin e qenve të rrugës

Publikuar më: 14:29 18-02-2016

Një nga problemet më në zë të qytetit më në fund duket se ka gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.

Pikërisht këto ishin termat që kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, ka përdorur për të prezantuar zgjidhjen kundrejt shqetësimit të qytetarëve ndaj kafshëve të rrugës. Nuk bëhet fjalë për vrasje apo helmim të qenve të rrugës, zgjidhje që kanë gjetur kundërshtimin e fortë të qytetarëve dhe animalistëve. Në deklaratën për shtyp nga Bashkia bëhet e ditur se zgjidhja e propozuar nga zoti Veliaj është sterilizimi sistematik i kafshëve të rrugës, i cili do të kryhet në Klinikën Veterinare, ngritur në zonën e Kombinatit nën kujdesin e Agjensisë për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Puna ka nisur nga veterinerët kirurgë profesionistë, ndërsa parashikohet se në Klinikë do të trajtohen rreth 15 qen në ditë. Duke marrë parasysh se në Tiranë janë gjithsej afërsisht 15 mijë qen, është parashikuar se do të nevojiten 1000 ditë për përfundimin e procesit të sterilizimit. Veliaj ka theksuar se kjo nuk është një zgjidhje e shpejtë, por e qëndrushme, pasi zgjidhja e shpejtë e kërkuar në 6 muaj nuk është realizuar as në 25 vjet. Sipas tij, rëndësi ka që jemi në rrugë të mbarë. Është hera e parë që një kryebashkiak shqiptar merr përsipër një nga projektet më ambicioze për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare problemit të kafshëve të rrugës. Urojmë që kjo nismë të ndiqet dhe nga kryebashkiakë të tjerë në Shqipëri. 

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104