Bashkia ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e Tiranës pas protestës së PD-së. Punonjësit dhe 5 makina të Bashkisë nisën pastrimin e sheshit, të mbushur me mbeturina të hedhura përtokë nga protestuesit. Për pak minuta u fshin gjurmët që la protesta e opozitës. Të gjitha mbeturinat e lëna nga protestuesit u hoqën ndërkohë që Tirana mori shkëlqimin e saj sërish.