INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkia për dëmet nga tërmeti, Veliaj: Fondi 1 milion dollarë

Bashkia për dëmet nga tërmeti, Veliaj: Fondi 1 milion dollarë

Publikuar më: 12:39 22-09-2019

Bashkia e Tiranës do të akordojë 1 milion dollarë për dëmet e shkaktuara nga tërmetet.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku, Erion Veliaj përmes një komunikimi me mediat.

"Të akodojmë një fond 1 milion dollarë. Ndërkohë do të kemi përveç mbledhjes së këshillit bashkiak, do të kemi edhe mbledhje me të gjithë adminisratorët. Ata do të bëjnë një iventar. Do të angazhojmë të gjithë stafin. Do angazhohet i gjithë stafi psiko- social, është e rëndësishme që të kalohet shoku. Apeli për prindërit është komunikoni me fëmijët deri sa të marrin veten nga kjo traumë. E dyta të moshuarit, që kanë fëmijët jashtë, trokisini në derë të tyre dhe i pyesni a je mirë. Qendrat sociale janë të hapura, kush ka nevojë për një vakt", tha Veliaj.

Kryebashkaiaku shtoi se situata më e vështirë është në zonën e ish Kombinatit, ku ka edhe më shumë pallate të vjetra.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885