Për disa mund të duket e çuditshme, por Libani ka gjetur një zgjidhje mjaft interesante për të rritur joshur turistët.
Në qytetin Broumana të Libanit, oficeret e policisë femra tashmë dalin në rrugë, në krye të detyrës, veshur me pantallona të shkurtra, për të treguar këmbët e gjata dhe elegante, me berretë të kuqe.
Kjo do të jetë uniforma e tyre gjatë muajve të verës, e zgjedhur nga kryebashkiaku i qytetit për të përmirësuar imazhin e vendit dhe për të rritur turizmin.
Oficerët meshkuj do të vijojnë të veshin uniformën e vjetër, me mëngë të gjata dhe ky diferencim ka ngjallur reagime të shumta dhe akuza në rrjetet sociale dhe media.
Uniformat seksi të femrave, kanë ngjallur kritika pasi ndjeshëm shihet si shfrytëzim i femrës për të tërhequr turistë të huaj.