INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkia sërish padi Bashës...

Bashkia sërish padi Bashës...

Publikuar më: 15:30 29-12-2018

Pas padisë për shpifje, Lulzim Basha është paditur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për shpërdorim të detyrës, duke i dhënë vetes leje për ndërtim të një kati shtesë në kundërshtim të hapur me ligjin për konfliktin e interesit.

Bashkia e Tiranës kërkon prej gjykatës konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, Vendimit nr. 9305/9, datë 01.08.2014 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Lejes së Ndërtimit nr. 9305/12, datë 25.08.2014 për strukturën “Shtesë 1 kat mbi strukturën ekzistuese 1 kat”, në rrugën “Skerdilajd Llagami” për pronën e regjistruar me nr. 6/121+2-29, ZK 8160, vol 22, faqe 90, pranë ZVRPP Tiranë në bashkëpronësi të Lulzim Bashës dhe bashkëshortes së tij Aurela Isufi (Basha) me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “ARCHIMED INTERNATIONAL” shpk.

Në kërkesë padinë e depozituar në Gjykatë, Veliaj nënvizon se është evidente që ish-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka nxjerrë akte administrative për interesa private të tij, të cilat lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me zhvillimin dhe tjetërsimin e pasurisë në pronësi të tij dhe të bashkëshortes.

Sipas padisë, kreu demokrat Basha në funksionin e kryetarit të bashkisë Tiranë gjatë viteve 2011-2015, në shumë raste të tjera, në mungesë dhe porosi, ka deleguar kompetencën për dhënien e lejes së ndërtimit, zëvendëskryetarit të bashkisë.

b2.jpg

b1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264