INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkia strehon 11 familje: u shpërngulen nga Bregu i Lumit

Bashkia strehon 11 familje: u shpërngulen nga Bregu i Lumit

Publikuar më: 16:51 17-01-2016

Familjet që jetonin pranë Bregut të Lumit në kryeqyt janë më të prekurat nga përmbytjet e ditëve të fundit. Jetesa në këtë zonë ishte bërë e pamundur ndaj dhe evakuimi I tyre ihste I domosdoshëm. Ndërkohë Bashkia e Tiranës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se, 11 familjeve të shpërngulura nga Bregu i Lumit për shkak të përmbytjeve, u janë krijuar kushtet e nevojshme për përballimin e motit të ftohtë.

Mësohet se 11 familjet janë vendosur në një repart ushtarak në Tufinë. 45 anëtarëve të këtyre familjeve, bashkia njofton se u ka krijuar kushtet për izolimin e repartit, sjelljen e një bolieri depozite për t’i furnizuar me ujë të pijshëm dhe tualete lëvizëse.

Gjithashtu mësohet se bashkia ka marrë masa edhe për të ofruar ngrohje, duke iu dhuruar atyre soba druri. 

Article Logic
Execution time: 0.0034651756286621