Ndërtimi i unazës së vogël ka detyruar Bashkinë e Tiranës të ndajë sërisht një njoftim, ku lajmëron drejtuesit e automieteve që në disa nga rrugët në qëndër të kryeqytetit nuk do të qarkullohet deri në një kohë të pacaktuar.
Po në këto kështë trafiku do të jetë më i shtuar në rrugët e Tiranën.
Ja ç’thotë Bashkia në njoftim:
Qarkullimi i automjeteve në rrugën e “Barrikadave”, segmenti “Luigj Gurakuqi” deri në rrugën e “Dibrës”, do të bëhet i kufizuar, sipas planit lëvizës më poshtë:
- Ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën e “Barrikadave”, segmenti rruga “Dibrës” me rrugën “Luigj Gurakuqi”.
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i drejtuar si më poshtë:
- Në kryqëzimin e rrugës “George.Ë.Bush” me rrugën “Luigj Gurakuqi”, drejtim i detyruar majtas dhe djathtas.
- Në kryqëzimin e rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën “George.W.Bush”, drejtim i detyruar drejt.
- Rruga “Dibrës”, segmenti sheshi “Skënderbej” deri rruga “Barrikadave”, me dy sense lëvizjeje dhe do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e saj.
- Segmenti pas pallatit të Kulturës, ana veriore e saj, do të jetë e bllokuar deri në përfundimin e punimeve.
- Në kryqëzimin e rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën pas pallatit të Kulturës, drejtim i detyruar drejt dhe djathtas.
- Në kryqëzimin e rrugës sheshi“Skënderbej” me rrugën “Luigj Gurakuqi” te xhamia, drejtim i detyruar drejt.
- Segmenti i rrugës “Qemal Stafa” nga rruga “Barrikadave” deri te rruga Saraçeve do të ketë akses hyrës vetëm nga rruga “Kostandin Kristoforidhi”.
Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më poshtë:
- Linja Kamëz - Qendër, City Park - Qendër dhe Vorë - Qendër do të kryejë rrotullim përreth sheshit Skënderbej dhe do të stacionohet pas Pallatit të Kulturës.
- Stacioni ekzistues te rruga “Barrikadave” kalon te segmenti rruga e “Dibrës”, segmenti sheshi “Skënderbej” deri rruga “Bardhok Biba”.