INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkia zhvendos Shën Valentinin në zemër të Tiranës, këta janë këngëtarët që do të këndojnë nesër tek ‘Pazari i Ri’ [FOTO]

Bashkia zhvendos Shën Valentinin në zemër të Tiranës, këta janë këngëtarët që do të këndojnë nesër tek ‘Pazari i Ri’ [FOTO]

Publikuar më: 11:38 13-02-2018

Ky Shën Valentin me siguri ndjehet më shumë se çdoherë në kryeqytet pasi Tirana është zbukuruar duke iu përshtatur kësaj feste. Gjithashtu bashkia e Tiranws këtë vit do ta zhvendosë skenën e koncertit të dashurisë. Shën Valentini në Tiranë do të jetë një festë e vërtetë, duke nisur që nga mëngjesi e deri në mbrëmje kur do të finalizohet me një koncert.

‘Me zemrën te Pazari i Ri’. Ky është slogani i festës së të dashuruarve organizuar nga Bashkia e Tiranës. Përmes një njoftimi zyrtar, Bashkia ka lajmëruar se do të organizojë një superkoncert live e me plot surpriza të tjera që mbeten për t’u zbuluar më 14 shkurt.

Për këtë ditë të veçantë, Bashkia e Tiranës ka ftuar zërat më të mirë të momentit që do të performojnë për të gjithë ata që duan të kalojnë disa momente të bukura me njeriun e tyre të zemrës në krah. Këngëtarët Fifi, Gerta Mahmutaj, por edhe performanca e jashtëzakonshme në violinë e Stringirls, pritet që të ndezin hapësirën e re moderne të Pazarit të Ri, që pas rivitalizimit nga ana e Bashkisë së Tiranës, tashmë ofron mundësi të panumërta për aktivitete në çdo orë të ditës duke e kthyer zonën në një pikë mjaft atraktive për turistët. Nuk do të mungojnë edhe DJ më të mirë të momentit, si Antoine, Dwarf, Eri Dee, Mind dhe Vin Veli, që do të elektrizojnë të pranishmit duke e shndërruar 14 shkurtit në një festë të paharruar për të gjithë të dashuruarit.

3c93d25552b2b2ff1258a97925989b85.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762