INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkimi i Luginës me Kosovën, tema e takimit në Bruksel

Bashkimi i Luginës me Kosovën, tema e takimit në Bruksel

Publikuar më: 08:08 23-08-2018

Në takimin e tretë me radhë në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë - Serbi, i cili pritet të mbahet në fillim të muajit shtator, si temë e diskutimit do të jetë edhe çështja e Luginës së Preshevës. Zyrtarë të Presidencës së Kosovës kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” se në takimin e ardhshëm me palën serbe në Bruksel, i cili do të mbahet gjatë muajit shtator, do të diskutohet për kërkesën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, shkruan sot kjo e përditshme.
Nga zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë pohuar për gazetën se në këtë takim do të bisedohet mbi kërkesën e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën.

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102