Dhe lista pasohet Pink, Gwen Stefani, Nate Ruess, Meghan Trainor dhe shumë të tjerë!
Kënga e J.Lo për viktimat e Orlandos ka ngjallur interes së tepërmi dhe tani të gjithë duan ta bëjnë një të tillë. Dhe le të themi që të gjithë e kanë bërë tashmë një këngë për Orlandon, të gjithë bashkë ama. Tekstshkruesi Justin Tranter ka bashkuar një sërë artistësh klasi, si Britney Spears, Selena Gomez, Jason Derulo, Pink, Gwen Stefani dhe shumë të tjerë për të bërë një këngë me qëllime bamirësie. Realizimi i shumë artistëve titullohet “Hands” dhe ka si qëllim të mbledhë para për viktimat e masakrës së klubit të natës Pulse. Ja lista e plotë e artistëve që janë përfshirë:
Mary J Blige, Jason Derulo, Britney Spears, Tyler Glenn, Selena Gomez, Halsey, Ty Herndon, Imagine Dragons, Juanes, Adam Lambert, Mary Lambert, Jennifer Lopez, the Trans Chorus of Los Angeles, Kacey Musgraves, MNEK, Alex Newell, P!nk, Prince Royce, Nate Ruess, RuPaul, Troye Sivan, Jussie Smollett, Gwen Stefani, and Meghan Trainor.