Ishin një ndër grupet muzikore më të dashur për publikun, por më pas i ndanë rrugët. Bëhet fjalë për “Produkt 28” që u krijuan pikërisht më 28 nëntor të 2002 dhe prandaj mori këtë emër.
Grupi përbehej nga tre djem Alban Kondi( vëllai i Dr.Florit) Turjan Hyskaj dhe Fabian Basha të cilët i dhuruan publikut shqiptar shumë këngë të bukura e të pëlqyera nga ta.
Por ditën e sotme njëri nga pjestarët e grupi dhe pikërsht Fabiani ka dhënë lajmin e bukur dhe siç duket djemtë e "Produkt 28" do të vazhdojnë të shijojmë akoma. I ftuar në emisionin ‘Ditë e re’ ai ka zbulaur se ndoshta ‘Produkt 28’ do të rikthehet me këngë të reja.
‘Nuk di ta them me siguri sepse gjërat kanë ndryshuar edhe muzika ka ndryshuar shumë. Por rikthimi i ‘west Side Family’ dhe fakti që publiku e priti shumë mirë na ka dhënë një sinjal të mirë motivimi. As vetë nuk e di por kurrë mos themi kurrë”, ka treguar Fabi i cili ndër të tjera ka zbuluar se me djemtë mbajnë ende kontakte dhe e kanë ruajtur miqësinë.