INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkohu me Telekom Albania, ndaj dhe ti #shareahug për fëmijët në nevojë!

Bashkohu me Telekom Albania, ndaj dhe ti #shareahug për fëmijët në nevojë!

Publikuar më: 15:06 29-12-2015

Festat zbukurohen tradicionalisht nga dritat dhe atmosfera shumëngjyrëshe, por shpesh kuptimi i tyre lihet pak pas dore. Dashuria humb në morinë e bukurive materiale, por është ajo burimi i atmosferës së ngrohtë. Në Telekom Albania diçka e tillë nuk është harruar, të cilët ju ftojnë që të gjithë së bashku të #shareahug për qëniet që kanë më shumë nevojë për të, fëmijët e braktisur. Gjithçka bëhet në mbështetje të Djepit të Ëngjëjve, ndihmën për bebet e braktisura në maternitetin Mbretëresha Geraldinë, për të cilët Telekom Albania do të dhurojë një check me vlerë financiare si dhuratë.

Gjatë datës 30 dhjetor, në @TELEKOM COMMUNITY STORE jeni të gjithë të ftuar të bëni një fotografi dhe të ndani një përqafim duke publikuar foton nën hashtagun #shareahug. Ndoshta nuk do të shpëtojmë të gjithë foshnjet e braktisura aty jashtë, por qëllimi është të ndërgjegjësohemi mbi këto vogëlushë të pafajshëm që kanë nevojë për mbështetjen tonë. Të fillojmë gjithçka hap pas hapi. Mos harroni të merrni dikë me vete, por edhe në rast se nuk keni me kë të #shareahug, Babagjyshi i festave do të jetë aty gjatë gjithë ditës për të bërë një foto me ju. Fotot do të realizohen në një photobooth për t’i dhënë kësaj dite dedikuar dhembshurisë, edhe argëtim pa masë. 

 

 
#SHAREAHUG për Djepin e Ëngjëjve

#SHAREAHUG në 30 Dhjetor në Telekom Community Store

Posted by Telekom Albania on Monday, December 28, 2015
Article Logic
Execution time: 0.0041980743408203