Basketbollisti i Cleveland Cavaliers, JR Smith, ka bërë me dije se ka marrë një paralajmërim nga NBA, se nuk duhet të mbajë më gjatë ndeshjeve “tatuazhin-reklamë” të Supreme, në të kundërt do të gjobitet për çdo ndeshje që do ta veshë.
Smith e mban atë fasho, që e vendos herë në këmbë e herë në krah, si një masë mbrojtëse, nga dëmtimi, por për NBA ajo është një reklamë dhe është e ndaluar që lojtarët të mbajnë në trupin, qethjen e flokëve apo uniformën e tyre logo komerciale të palejuara.
“NBA nuk më lejon qe të mbaj asnjë lloj reklame në trupin tim gjatë ndeshjeve, në të kundërt do të gjobitem”, - konfirmon lojtari në rrjetet sociale.