Kryeministri Rama nuk i është shmangur debateve për çështjen e mbylljes së lojërave të fatit.
Ai ka publikuar një foto të hershme të ish-kryeministrit Sali Berisha në një kazino elektronike.
Përmes një postimi në "Instagram" Rama thekson se bastet nuk i shpëton dot as dëmshpërblimi dhe as paraja e krimit.
Qeveria Rama 2, dërgoi në parlament projektligjin që mbyll nga 1 Janari i 2019-ës të gjitha bastet sportive.
Më pas ky projektligj u shoqërua nga një deklaratë e kryeministrit ku u shpreh se do të mbyllen edhe bastet online.
Mbyllja e basteve sportive është edhe risia në ligjin për lojërat e fatit, ndërsa kazinotë elektronike, ashtu siç parashikon ligji aktual, do të zhvendosen në hotelet me 5 yje.