INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bateria e telefonit tuaj shkarkohet shumë shpejt? Ky detaj gjatë karikimit po iu shkatërron telefonin

Bateria e telefonit tuaj shkarkohet shumë shpejt? Ky detaj gjatë karikimit po iu shkatërron telefonin

Publikuar më: 16:53 03-01-2018

Besoj se të gjithë e keni vënë re se pas një kohe të caktuar bateria e telefonit tuaj nuk është më si më parë. A e keni pyetur ndonjëherë veten se ku keni gabuar me telefonin tuaj që ka arritur deri në atë gjendje?

Me siguri keni dëgjuar se duhet të prisni derisa telefonit tuaj t’i shkarkohet e gjithë bateria, pastaj ta vendosni në karikim. Epo ja që gaboheni!

Shumë prej nesh e vendosim telefonin në darkë, kur na është fikur dhe e lemë gjithë natën në karikim, por kjo mesa duket i shkakton shumë dëm.

Dhe mesa duket mënyra e karikimit gjithë natën është e gabuar.

Sipas Cadax, një kompani që ofron pajisje të ndryshme për smartfonat, karikimi në "doza të vogla" mund të jetë alternativa më e mirë për baterinë e telefonit tuaj.

Ajo këshillon:

“Nuk ka rëndësi nëse e karikoni vetëm 10% ose 20%. Një karikim i pjesshëm nuk shkakton asnjëherë dëm. Mos i dëgjoni kur thonë se duhet të shkarkoni plotësisht baterinë për të filluar ta karikoni. Shkarkimi i baterisë deri në fund i bën keq asaj. Mundësisht shmangni paralajmërimin me shenjë të kuqe."

Article Logic
Execution time: 0.0025129318237305