Sukseset nuk kanë fund për superheronjtë e ditëve të sotme.
“Batman v Superman: Down of Justice”, filmi me protagonistë Ben Affleck dhe Henry Cavill, ka grumbulluar një shifer surprizuese prej 500 milionë dollarësh në Global Box Office, duke u kthyer në një ndër të paktët filma që kanë arritur të fitojnë kaq shumë në kaq pak kohë. Në vetëm një javë që nga koha e transmetimit në kinematë botërore, filmi ka arritur të kthehet në të parin nga klasa e superheronjve që arrin shifra të tilla. Përfaqësues të Ëarner Bros deklarojnë se ky është një lajm fantastik, që i hap rrugën suksesit edhe për seritë e reja që do të realizohen.