Papa Francesku duket se e ka kapur të pavëmendshme Melania Trump, gjatë takimit në vizitën zyrtarre të çiftit presidencial në Vatikan.
Melania u filmua në momentin e takimit me papën, kur ky i fundit e pyet me shaka: “Po me çfarë e ushqen? Me potica?
Zonja e parë duket se u hutua për një moment dhe iu përgjigj pyetjes me një tjetër pyetje: “pica?” duke shtuar më pas me buzëqeshje, “po.”
Në fakt, nuk ka qenë një gabim nga ana e papës dhe këtë e ka konfirmuar edhe stafi i Melania Trump më pas.
Potica është një ëmbëlsirë tradicionale sllovene, e ngjashme me kekun, për të cilën Papa Francesku ka deklaruar edhe më parë se e ka dobësi dhe është një batutë që e përdor sa herë që takohet me një slloven.