Berlusconi është një nga ata politikanë të cilët gjithmonë tërheqin vëmendjen përmes daljeve publike apo edhe fjalimeve aspak të zakonta.
Dhe gafave e rradhës me të vërtetë është epike.
Gjatë një takimi elektroral ish-kryeministri i jepet një statujë qeramike. Dhe në tribun ishte koordinatori I Forza Italia së bashku me një vajzë. Dhe në momentin e dorëzimit Berlusconi pyet nëse mund të zgjedh mes statujës dhe vajzës dhe se preferon pikërisht vajzën që mban statujën.
‘Mund të zgjedh unë, Preferoj vajzën’ shprehet Berlusconi.
Do të thoni ku qëndron gafa. Vajza e re e cila shtangu ishte pikërisht vajza e koordinatorit i cili ndodhej po ashtu përballë Berlusconi.
Pas kërkesës së Berlusconi, koordinatori shprehet ‘ Është vajza ime’ duke shtuar se është një zgjedhës i mirë.
Mesa duket kavalieri pavarsisht moshës nuk ka hequr dorë nga zakonet e vjetra.